Vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri ka prekur edhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell e ngriti lart figurën e Vokrrit që sipas tij ka qenë “gjigand i sportit të Kosovës”.
“Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndren e Kosovarëve që Kosova të anëtarsohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencen ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhështor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e parkahasueshëm për gjeneratat në vijim”, shkroi O’Connoll në Facebook”.