Alvarez është më i përfoluri, por Flick preferon yllin e Premier League për sulmin

Pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për interesin e vazhdueshëm të Barcelonës për Julian Alvarez, në ditët e fundit një tjetër emër po fiton terren si kandidati kryesor për të forcuar sulmin e katalanasve për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për Joao Pedro, i cili ka treguar një formë të mirë në sezonin e tij të parë te “Blutë” ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 33 ndeshje. Braziliani është kandidati i preferuar i Flick për të udhëhequr sulmin. Drejtori sportiv Deco ka filluar që tani lëvizjet e para për transferimin e mundshëm të brazilianit.

Sigurisht që largimi i Joao Pedro nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai u transferua vetëm verën e kaluar për 63 milionë euro nga Brighton dhe duket e vështirë të largohet vetëm pas një sezoni. Së dyti, Chelsea do të kërkonte rreth 100 milionë euro për të lënë të lirë brazilianin. së treti, Joao Pedro fiton një pagë të konsiderueshme te Chelsea dhe do i duhej të bënte një sakrificë të madhe nëse do të transferohej te Barcelona.

The post Alvarez është më i përfoluri, por Flick preferon yllin e Premier League për sulmin appeared first on Telesport.