Allegri: I kënaqur me pikën ndaj Juventusit, hap i vogël përpara. Leao mirë, Pulisic i penalizuar

“Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe taktike, patëm disa raste të rëndësishme dhe u mbrojtëm shumë mirë. Ka arsye për të qenë të kënaqur me pikën, është një hap i vogël përpara. Për matematikën e Champions-it na duhen edhe dy fitore. Mendoj se sot rezultati ishte i drejtë”. Kështu, trajneri i Milanit, Max Allegri, komentoi për DAZN barazimin ndaj Juventusit në kampionat.

“Leao? Jam një admirues i Rafa, sot për paraqitjen ishte një nga më të mirat. Duhet të jetë më vendimtar dhe të përmirësohet në finalizim. Vazhdimësi nuk ka pasur kurrë sepse është nga ata lojtarë që ‘ndizen’ në momente të caktuara të ndeshjes”, – shtoi ai.

Për vështirësitë e Pulisic deklaroi: “Është një djalë mjaft i ndjeshëm, këtë moment pa gol e ndien më shumë. Duke luajtur pa një qendërsulmues të mirëfilltë ai vuan disi më shumë, por duhet të ruaj ekuilibrin e skuadrës sepse kemi një objektiv për ta arritur. Duhet të qëndrojë i qetë, sepse deri në fund të sezonit do të na ndihmojë.

Champions-i? Sot mungojnë dy fitore; duhet të jemi më të kthjellët në 25 metrat e fundit, sepse humbëm disa topa në mënyrë naive. Kjo pikë është e rëndësishme, shpresoj të hyjmë në Champions edhe në ndeshjen e fundit, por tani mendojmë për Sassuolon”.

 

The post Allegri: I kënaqur me pikën ndaj Juventusit, hap i vogël përpara. Leao mirë, Pulisic i penalizuar appeared first on Telesport.