Albin Kurti e ka hequr flamurin kuq e zi në takimin me shefen e BE’së në Prishtinë, Natalia Apostolova.
Zakonisht në takimet zyrtare, qofshin ato me diplomatë apo me personalitete tjera, kreu i VV’së çdo herë ka mbajtur afër vetes flamurin kombëtar, por jo më. Të paktën kështu shihet në fotografinë që e ka publikuar më Apostovoen.
Takimin me shefen e BE’së, Kurti, e ka zhvilluar bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca.Sipas njoftimit të kësaj partie, thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit., shkruan Express.
“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit. Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim.
Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror”, thuhet në njoftimin e VV’së, raporton Express.
Nga ana tjetër, fotografitë e mëposhtme tregojnë se si i ka pritur Kurti mysafirët tjerë, me flamur kombëtar.