Gati tre vjet pas ndarjes nga i fejuari Aaron Rodgers, Shailene Woodley ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e aktorit të njohur Lucas Bravo.
Për adhuruesit e serialit “Emily in Paris”, emri i tij nuk është i panjohur, pasi ai mishëron rolin e Gabrielit, ku ka fituar zemrat e publikut.
Lajmi për romancën e tyre u bë i ditur nga vetë dyshja, pasi u panë duke ecur të përqafuar në rrugët e Parisit.
Të veshur thjesht dhe natyrshëm, ata rrezatonin qetësi dhe harmoni, duke lënë përshtypjen e një lidhjeje të çlirët e të sinqertë.
Edhe pse nuk dihet saktësisht se kur ka nisur lidhja e tyre, një gjë është e sigurt: Shailene dhe Lucas dukeshin të lumtur dhe të qeshur, duke shijuar çdo moment së bashku në qytetin e dashurisë.