Një aksident trafiku ka ndodhur sot te “Rrethi me Flamur” në Prishtinë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje të aksidentit, ku shihet se është përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ende nuk dihet nëse nga ky aksident ka ndonjë të lënduar, apo vetëm dëme materiale.
Lexuesit gjithashtu kanë njoftuar se si pasojë e aksidentit, në këtë zonë të Prishtinë janë krijuar kolona të gjata.









