Agjenti i Lautaros: Nëse telefonon Barça? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë.., do Champions-in me Interin

“Po të telefonojë Barcelona? Çdo telefonatë që mund të vijë, nga cilido klub në botë, do të trajtohej me respekt, edhe pse duhet të jenë klubet që flasin mes tyre. Gjithsesi, realiteti sot është se Lautaro Martínez është i lumtur tek Interi. Ai ka thënë se nuk dëshiron të largohet, ndaj nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”.

Kështu u shpreh Alejandro Camaño, agjenti i kapitenit zikaltër, duke ritheksuar se në mendjen e Lautaros ekziston vetëm Interi. “Si në këngë…”, – shtoi ai me humor.

Në intervistën për “FC Inter News”, agjenti vazhdoi: “Lautaro qëndron sepse e do Interin, jo për të fituar trofe personalë. Ai është njeri i Interit, ndihet shumë mirë në Milano, është kapiteni i skuadrës dhe krenar që përfaqëson zikaltërit në botë”.

Camano pranoi se sulmuesi argjentinas admirohet nga klubet më të mëdha, por siguroi tifozët: “Nuk ka arsye për shqetësim, ai është i lumtur në Milano. Tani është Botërori, ndërsa sezonin e ardhshëm objektivi është të fitojë Champions League me Interin”.

The post Agjenti i Lautaros: Nëse telefonon Barça? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë.., do Champions-in me Interin appeared first on Telesport.