Agjenti i Lautaros: E duan klubet më të mëdha, por për të ekziston vetëm Interi

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martínez dhe Mario Gila, foli për “Napoli Network”: “Gila te Napoli? Nuk mund të flas për merkaton për një arsye të thjeshtë, sepse nuk ka asgjë konkrete. Ai është i lumtur te Lazio, ku ka ende edhe një vit kontratë.

Është i fokusuar tek angazhimet e fundit të sezonit. Jam shumë i kënaqur me rritjen e tij. Sarri? Marrëdhënia e tij me trajnerin është e jashtëzakonshme. Dua të shtoj se pjekuria futbollistike e Gila lidhet shumë edhe me punën e trajnerit”.

Më pas, Camano u ndal te kapiteni i Interit: “Lautaro është jashtëzakonisht i lumtur pas këtij sezoni, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë dhe nuk më habit fakti që pëlqehet nga klubet më të mëdha europiane. Sidoqoftë, ai është shumë i lumtur tek Interi dhe, për të, ekziston vetëm Interi”.

 

The post Agjenti i Lautaros: E duan klubet më të mëdha, por për të ekziston vetëm Interi appeared first on Telesport.