Gavi, kampion i La Liga-s me Barcelonën dhe kandidat për Botërorin me Spanjën, deklaroi për “Mundo Deportivo”: “Të gjithë e dinë se te Real Madridi gjithmonë do të përpiqen t’i nënvlerësojnë ose t’iu heqin meritat titujve tanë”. Mesfushori 21-vjeçar theksoi se “ka shumë vlerë të fitosh dy kampionate radhazi me shumë lojtarë të akademisë ‘La Masia’ dhe me pak afrime në merkato”.
Gavi pranoi gjithashtu se kishte dëshiruar që Real Madridi të fitonte ndaj Espanyol: “Doja të shpalleshim kampionë kundër tyre, në stadiumin tonë dhe me tifozët tanë. Fatmirësisht kështu ndodhi. Për mua ishte shumë më bukur”. Duke komentuar konfliktin mes Valverde dhe Tchouaméni, ai tha: “Nëse kanë arritur deri te dhuna fizike, trajneri nuk duhej t’i aktivizonte”.
Gavi kërkoi që afrimet e reja të Barcelonës të jenë “në shërbim të skuadrës dhe jo të sillen si yje”. Ai shtoi: “Jam më mirë se kurrë dhe shpresoj të shkoj në Botëror”. Për kritikat, u shpreh: “Shumë njerëz mendojnë se e njohin futbollin, por nuk e kanë as idenë më të vogël”.
The post Gavi: Të gjithë e dinë që te Real Madridi, gjithmonë do t’i nënvlerësojnë titujt tanë appeared first on Telesport.







