Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në Suharekë, u zotua se ministrat e kësaj partie nuk do të rrinë në Facebook e kafe, por nga mëngjesi deri në mbrëmje do jenë në punë.
Përmes një postimi me fotografi, ai theksoi se projektet e premtuara do t’i përfundojnë në kohë rekord, transmeton Klankosova.tv.
“Në një tjetër tubim të jashtëzakonshëm. Kjo energji po bëhet çdo ditë edhe më e madhe. U zotuam për projektet që e transformojnë Kosovën. Për projektet që prej pesë vitesh vetëm janë premtuar e nuk janë kryer kurrë. Do t’i përfundojmë! Në kohë rekord. Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në Facebook e në kafe. Do të jenë nga mëngjesi deri në mbrëmje në terren, në punë, sepse nuk kemi më kohë për të humbur”.
Ai përmendi edhe kandidatët e LDK-së nga ky qytet të cilët garojnë për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Në Suharekë garojmë me kandidaten Albena Reshitaj me numër 7, kandidatin Blerim Kuçi me numër 47, kandidatin Besim Kodra me numër 65, kandidatin Nexhat Ramadani me numër 73 dhe kandidatin Selman Kolgeci me numër 74”, ka përfunduar Abdixhiku.








