Kandidati i Lumir Abdixhiku për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet i rrethuar nga qytetarë që fotografohen me të dhe i shprehin mbështetje.
Në videon e publikuar, Abdixhiku ka përmbledhur momente nga takimet me qytetarë, ndërsa krahas saj ka shkruar mesazhin: “LDK është dashni!”.
Videoja përfshin pamje të simpatizantëve që e përshëndesin, fotografohen me të dhe shfaqin afërsi me kandidatin e LDK-së për kryeministër.








