Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kryeqytetit

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonë urbane në kryeqyet.

Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Policia e Kosovës, shoferi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një segment rrugor ku kufizimi i lejuar është 50 km/h, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.