Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës ka deklaruar se Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar në vend.

Sipas tij, është LDK partia e cila do t’i jap ambicie këtij vendi “Sonte, kemi ardhur para jush me një bindje të thjeshtë, por të fuqishme: se kjo gjendje nuk është fati ynë. Se çka po ju ofrohet nuk është fati ynë! Se Kosova mundet më shumë se kjo zymtësi. Se njerëzit tanë kanë nevojë për më shumë ambicie. Se këtij vendi do t’i japim ambicie”, tha Abdixhiku.

Ai tutje deklaroi se “Pikërisht për këtë arsye, sonte vijmë para jush me plan për të nesërmen. Një që e nxjerrë Kosovën nga fundi i trishtë, në vend me dinjitet, siguri, zhvillim e integrim euroatlantik”, përfundoi ai.

Abdixhiku zotohet publikisht: Çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë

“Më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite”, tha kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës në Prishtinës.

Ai përveç këtij premtimi, tha se do të ndërtojnë edhe centralin e ri me gaz amerikan.

“Do ta ndërtojmë po ashtu centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën. Që të mos djegim më qindra miliona euro çdo vit duke importuar energji. Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike”, tha Abdixhiku

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Kandidati për Kryeminsitër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka folur për programin qeverisës dhe zotimet. Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Dhe se LDK nuk do t’i ndal ato, por do t’i rris dhe garantojë me ligj. “Shtesat, përfitimet, beneficionet, nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Jo, ato nuk do të ndalen. Do të jepen, do të rriten. Dhe do të garantohen me ligj. Si siguri e përhershme jo si blerje elektorale”, theksoi Abdixhiku.

“Dyfishim të pensioneve”, Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku duke shpalosur programin qeverisës, premtoi dyfishim të pensioneve. Sipas tij, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro.

“Dyfishim të pensioneve; pa asnjë pension nën 300 euro. Sepse një Republikë serioze nuk e lë askënd pas”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën “Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është edhe një nga premtimet e kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku në fushën e energjisë.

Kjo sipas tij do të bëhet për mos t’i djegur 1 milionë euro duke importuar energji. “Që Kosova të mos jetojë më me krizë artificiale energjetike, por me siguri energjetike. Dhe më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë! Moratorium i plotë për tre vite”, tha Abdixhiku në tubimin hapës të LDK-së.

Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur

“Ne do ta bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes”, është zotuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka folur për përkrahjen që do t’ia bëjnë nënave dhe fëmijeve.

“Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot një vit. Me shtesa mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Me mbështetje të drejtpërdrejtë për gratë kujdestare”, tha Abdixhiku.