Abdixhiku mbledh grupin parlamentar një ditë para seancës konstituive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që këtë të mërkurë të mbledhë Grupin Parlamentar të partisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen hapat që do të ndërmerren para seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.