Takimi i mbrëmshëm mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, u trajtua sot në emisionin Kosova Today.
Analisti politik Azdren Shala, tha në Klan Kosova se nuk ka fare dilema se vendi po shkon në zgjedhjet e reja.
Shala tha se Kurti s’po dëshiron marrëveshje, por mosmarrëveshje.
“Mosmarrëveshja këtij ia mundëson për ta ndërtuar tregimin që ky e ka përqejf që bllokuesit kryesor të institucioneve janë partitë ish-opozitare”, tha Shala.
Ai theksoi se Albin Kurti po bën shaka me opozitën.
“Kur duhet të ndajë përgjegjësinë, Kurti thotë s’jam veç vet. Kur duhet të ndajë postet thotë jam fitues i zgjedhjeve. Koncentrohu”, theksoi Shala.
Derisa analisti tjetër Zejnullah Jakupi, tha se Vetëvendosje duhet të marrë shembull Gjermaninë, ku partia e cila ka marrë më pak vota ka marrë postet kryesor ministrore të ekonomisë dhe mbrojtjes.








