Abdixhiku: LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës presidentë të jashtëzakonshëm, njëjtë do të bëjë sërish

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Abdixhiku theksoi se për LDK-në është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të ketë vlera dhe bindje që mbrojnë Republikën e Kosovës.

“Për ne, LDK, është shumë e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti apo presidentja e ardhshme, të mbrojë Republikën e Kosovës. LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshme andaj edhe këtë herë do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai, raporton .

Sipas Abdixhikut, palët kanë diskutuar për profile, fusha dhe profesione të ndryshme, por jo për emra konkretë.

“S’kemi folur për emra konkretë, kemi folur për profile, për fusha, për profesione të ndryshme. Asnjë emër i përmendur deri më tash, ose partiak ose që ka ngjyrime partiake, nuk është pjesë e diskutimeve”, u shpreh kreu i LDK-së.