Në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A, Luka Modric ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet dhe rrjetet sociale zyrtare të klubit kuqezi, ku mes shumë të tjerash shpjegoi edhe pse rinovoi edhe për një vit tjetër me Milanin.
“Thellë-thellë, e dija që doja të vazhdoja, por duhej të merrja në konsideratë edhe faktorë të tjerë që do të më lejonin ta bëja këtë. Tani jam këtu dhe jam i lumtur që jam kthyer. E kam ndjerë dashurinë e tifozëve gjatë gjithë vitit, kudo që kemi qenë. Ka qenë më shumë sesa mund ta kisha imagjinuar. Kur ndjen kaq shumë dashuri, dëshiron ta kthesh dhe të japësh më të mirën për të përfaqësuar Milanin. Kam luajtur për klubin më të madh në botë, Real Madridin, por ndjenja ime është se Milani është në të njëjtin nivel.
Kur njerëzit flasin për Milanin, e bëjnë ndryshe nga sa bëjnë me klubet e tjera. Kur vjen këtu, e kupton. Ndihem sikur kam qenë këtu për vite me radhë. Kjo më motivon të jap edhe më shumë. Këtu dua të jem dhe për këtë arsye jam këtu. Jam kthyer me të njëjtin qëllim si ditën e parë: të fitojmë. Duhet të jemi të përulur, të punojmë shumë dhe të qëndrojmë së bashku. Nëse luan për një klub si ky, dinamika normale është të mendosh për fitoren, jo vetëm për kualifikimin në Champions League. Duhet të synosh nivelin më të lartë; të gjithë kemi të njëjtin qëllim këtu”, tha Modric.









