Kryetari i degës së LDK-së: Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re!

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kur nominoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën.

Nika i ka quar selam Kurtit se nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re.

“Në konceptin historik të VV-së se negociatat paraprake vendosin në kompromis lirinë për të vepruar dhe në kulturën e Albin Kurtit se embelsira lihet për në fund, duket se vota perfundimtare e unanime e LDK-së për zhbllokimin e asamblesë, nuk ka qenë aspak i sheqerosur për të dhe për të gjithë të tjerët, duke e lënë gojë – hapur opinionin publik dhe në heshtje të pathyeshme VV-në. Vetëm pse monopolin në shtet nuk arriti ta merrte, duke e skajuar keshtu LDK-në fund të odës. Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re! Gezuar!”, ka shkruar Nika në profilin e tij në facebook.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”