Shpëtohet 58 vjeçarja dhe dërgohet në spitalin e Shkodrës (Video)

Një 58-vjeçare nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, e bllokuar nga dëbora, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Behije Vuçaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë është dashur transportimi përmes ajrit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe znj. Olta Xhaçka, ministre e mbrojtjes, përmes rrjetit social.
“Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po transportohet po nga djemtë tanë të Farkës për në Tiranë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”!

https://www.facebook.com/501465083222550/posts/1958050260897351/