Bayern Munich ka pësuar humbjen e dytë për këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët janë mundur 2-3 nga Heidenheim në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku gjeorgjiani Budu Zivzivadze shtyu topin në rrjetë pas një krosimi në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes bavareze. Në minutën e 30-të, Dinkci dyfishoi shifrat për Heidenheim. Në minutën e 43-të, Leon Goretzka ngushtoi shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit.
Leon Goretzka barazoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Michael Olise. Miqtë gjetën sërish golin e avantazhit dhe të fitores me Zivzivadze, i cili shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Arijon Ibrahimovic, i huazuar pikërisht nga Bayern.
Në sfidat e tjera, Hoffenheim fbarazoi 3-3 ndaj Stuttgart, në një duel direkt për garën në Champions League. Të dyja ekiept renditen në vendin e 4-të dhe të 5-të me nga 57 pikë. Miqtë barazuan shifrat 3-3 me një gol në minutat shtesë.
Në sfidat e tjera, Union Berlin barazoi 2-2 ndaj Koln. Eintracht Frankfurt u mposht 1-2 nga Hamburger SV. Werder Bremen u mposht në shtëpi 1-3 nga Augsburg.
The post Me mendjen te PSG, Bayern pëson humbjen e dytë të sezonit. Hoffenheim befasohet në fund nga Stuttgart (video) appeared first on Telesport.









