Një aksident ka ndodhur në fshatin Dobrashevc të Drenasit, ku një makinë ka godit trenin i cili po kalonte në hekurudha. Nga fotografitë e siguruara nga Gazeta Express, shihet një makinë e tipit BMË e cila ka goditur trenin nga anash.
Nga ky aksident, raportohet se nuk ka viktima, por ka persona të lënduar lehtë, pa dëmtime serioze.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po e heton rastin.