Arben Gega: Patriotizmi sot është puna për Kosovën

Arben Gega ka publikuar një mesazh ku thekson rëndësinë e punës dhe angazhimit për zhvillimin e vendit. Në postimin e tij, ai deklaron se patriotizmi sot nënkupton punë të palodhshme si në sektorin privat, ashtu edhe në institucionet publike.

“Sot patriotizëm është të punosh. Të punosh fort për këtë vend sikur në sektor privat ashtu edhe në atë publik. E në publik, përbesë s’po shohim fort punë, sepse ata janë të interesuar për fjalë të thata. Na jepni besimin që të rikthejmë punën për Kosovën tonë”, ka shkruar ai.

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për, siç ka thënë ai, rikthimin e fokusit tek puna dhe zhvillimi i Kosovës.