Përforcimi i parë që Maresca ka kërkuar te City është rezervisti i Real Madridit, oferta e parë 50-60 milionë euro

Pavarësisht se mungon ende zyrtarizimi, Enzo Maresca do të jetë pasuesi i Pep Guardiolës te Man. City. Mediet angleze zbulojnë përforcimin e parë që ka kërkuar italiani dhe është vërtet një emër befasues.

Bëhet fjalë për Brahim Diaz, një lojtarë i dalë nga akademia e Man. City dhe që sot është pjesë e Real Madridit. Marokeni ka pasur një rol dytësor në sezonin e fundit te “Los Blancos”, ndaj largimi i tij është shumë i mundshëm. Në anën tjetër, rikthimi në një ambient që e njeh më së miri dhe mundësia për të punuar me një trajner të ri si Maresca, mund të jetë një lëvizje vërtet shumë e mirë për 26-vjeçarin.

Oferta e parë për Diaz mendohet të jetë 50-60 milionë euro, një shifër brenda pritshmërive të Real Madridit. Megjithatë, do të jetë trajneri i ri i madrilenëve, Jose Mourinho, i cili do të vendosë për fatin e marokenit.

The post Përforcimi i parë që Maresca ka kërkuar te City është rezervisti i Real Madridit, oferta e parë 50-60 milionë euro appeared first on Telesport.