Sadiku: Qytetari do ta vlerësojë pozitën e LDK-së për të mos e lënë vendin në kaos (VIDEO)

Gazetari Naim Sadiku, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se qytetarët mund ta vlerësojnë qëndrimin e LDK-së në situatën aktuale politike në Kosovë.

Sadiku tha se gatishmëria e LDK-së për të kontribuar në tejkalimin e krizës institucionale mund t’i sjellë përkrahje elektorale.

Qytetari do ta vlerësojë pozitën e saj (LDK-së), institucionaliste, herën e parë i është përkthye me rritje vote, edhe kësaj herë mund të jetë qytetari që mund ta vlerësojë gatishmërinë e saj për mos me lënë vendin në kaos, për mos me lënë vendin në këtë krizë dhe me ia ofru vendit një president që megjithatë, mund të jetë pak a shumë pengesë e shtrirjes së plotë të autoritetit të Kurtit në institucione”, ka thënë Sadiku.

Sipas tij, LDK-ja përmes kësaj qasjeje mund të ndikojë edhe në balancimin e pushtetit institucional.