Jamal Musiala shqetësoi jo pak sot Bayernin, pasi mesfushori me tipare sulmuese u rrëzua në fushë vetëm pasi kishte hyrë para 4 minutash. I njëjti episod u përsërit edhe para tre ditësh ndaj Leipzig.
Vetë ylli gjerman ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale dhe shpjegon se çfarë ndodhi.
“Para së gjithash: JAM MIRË!
Jam diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme mungesash të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik. Ato janë lehtësisht të trajtueshme dhe mund të çojnë në momente si ato që ndodhën së fundmi kundër Leipzig dhe Heidenheim.
E di që mund të duket e frikshme, por nuk ka rrezik shtesë për shëndetin. Po marr kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe jam shumë optimist.
Pas konsultimit me specialistët, ishte dëshira ime personale të vazhdoja të luaja futboll dhe kam marrë miratimin nga specialistët neurologjikë për ta bërë këtë.
Në përgjithësi, ndihem shumë mirë dhe jam në rrugën e duhur. Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj”, shkruan Musiala.










