Dy vjet nga zbulimi i projektit, media franceze Intelligence Online paralajmëron krijimin së shpejti të Shtetit të ri Bektashi. Një enklavë, si modeli i Vatikanit në Romë, e shtrirë në 11 hektarë brenda kryeqytetit të Shqipërisë.
Sipas kësaj medie franceze, përgatitjet për krijimin e shtetit të ri kanë hyrë në një fazë intensive dhe brenda muajve të ardhshëm pritet zyrtarizimi.
Veç funksionimit si shtet më vete, me gjithë strukturat dhe territorin sovran përreth Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ky shtet do të ketë edhe simbolet e veta, pasaportën e veçantë, monedhën e quajtur “Bek”, e cila, sipas kësaj mediaje, do të indeksohet me çmimin e arit, si dhe diplomatë në vendet më të rëndësishme të botës.









