Fillimisht u vendos vetëm guri.
E në Zagorë të Vushtrrisë u planifikua ndërtimi i kishës Shën Flori dhe Shën Lauri.
Mirëpo, me këtë projekt të Lëvizjes për Rikthim, të cilit të hënën me ceremoni iu vu gurthemeli, nuk po pajtohen banorët e fshatrave Zagorë, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ata u mblodhën të martën në orën 6 të mëngjesit për të protestuar kundër ndërtimit të faltores, që po e cilësojnë përçarëse e politike.
Protestuesit thonë se në këtë anë nuk ka pasur besimtarë katolikë.
E po të ishin të tillë, sipas tyre, edhe qasja do të ishte me miqësore.
Në këtë çështje u përfshi edhe Inspektorati i Komunës, që thane se nuk kanë pranuar kërkesë për leje.
Por, për ndalimin e punimeve reaguan edhe nga dioqeza Prizren Prishtinë të cilët e konsiderojnë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor dhe të padrejtë.
Kodrën në të cilën tash gjendet vetëm guri për përkujtimin e dy martirëve katolik Shën Flori dhe Shën Lauri po e ruajnë ekipet e njesisë speciale që të mos ketë ndonjë incident mes dy palëve.
Derisa, atyre që donin ta ndërtonin kishën e të tjerëve pro kësaj iniciative iu ndalua edhe shkuarja në atë zonë.









