Në një intervistë të fundit për The United Stand, Wayne Rooney zbulon se ka dashur të luajë për Barcelonën gjatë karrierës së tij, por transferimi nuk ishte i mundur për arsye financiare.
“Do të më kishte pëlqyer shumë të luaja për Barcelonën. Ata nuk kishin një numër të vërtetë 9 në atë kohë. Mendoj se do të kishte qenë e lehtë të luaja për atë ekip dhe do të isha përshtatur në mënyrë të përkryer. Kishte një mundësi, por ishte e vështirë financiarisht.
Në vitin 2010, nuk doja të rinovoja me Manchester United dhe kërkova të transferohesha, me tre ekipe që trokisnin në derë: Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona. Në mendjen time, isha gati të luaja në Spanjë dhe pati bisedime. Një marrëveshje me Madridin dukej më e mundshme për disa ditë, por në fakt po mendoja më shumë për Barcelonën dhe se si do të përshtatesha në një ekip me Messin, Iniestën, Xavin dhe Busquetsin. Në fund, qëndrova te United, por Barcelona kishte një ekip të jashtëzakonshëm dhe çdo lojtar do të kishte dashur të ishte atje”, zbulon Rooney.









