Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij pas fitores 2-0 ndaj Como, në miqësoren e fundit në prag të debutimit në Premier League. Një sukses që vjen pas dy humbjesh, duke rikthyer qetësinë te “reds”.
“Na duhej kjo ndjesi e fitores pa pësuar gol dhe fitimit të ndeshjes. Megjithatë, pjesa e parë ka qenë më e mirë se e dyta, por të paktën ruajtëm organizimin dhe qetësinë tonë. Gjetëm një mënyrë për të përfunduar pa pësuar gol”, tha Iraola.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Mendoj se na duhej kjo ndjesi para se të fillonim. Jemi më mirë sesa ishim javën e kaluar. Shpresoj që javën tjetër të jemi më mirë sesa ishim në këtë miqësore”.
“Në këtë miqësore, shumë lojtarë luajtën 90 minuta dhe përfunduan pa dhimbje. Mendoj se është një përmirësim, por prapëseprapë, veçanërisht në pjesën e dytë, duhet të jemi më të mirë”, shtoi Iraola.
“Kemi nevojë për çdo lojtar, çdo herë, çdo minutë, çdo veprim dhe ky është përkushtimi. Jam shumë i kënaqur me lojtarët, po stërviten shumë mirë. Po u kërkoj atyre të bëjnë gjëra pak më ndryshe, veçanërisht pa top dhe mendoj se po përpiqen ta marrin atë”, tha Iraola.
Më tej, ai sqaroi: “Nuk jemi ende perfektë. Kemi gjëra për të përmirësuar, por jam shumë i kënaqur me qëndrimin e tyre, gatishmërinë e tyre për të qenë në të njëjtën faqe dhe do ta arrijmë atë.”









