Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

Një konflikt mes dy shitësve të biletave për anijet turistike është shënuar në zonën e Skelës në Vlorë, ku të dy ushtronin aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike me anije.

Pas përplasjes, njëri prej tyre, Edmond Gorishova, dyshohet se ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thomini, duke i shkaktuar një plagë të lehtë, shkruan vizionplus.tv, \.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është konstatuar se plaga ishte sipërfaqësore dhe se ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti lidhet me konkurrencën për klientët dhe aktivitetin e shitjes së biletave për turet turistike në këtë zonë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.