Akademiku Arsim Bajrami tha se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, i kishte thënë se do të jepte dorëheqje nëse ish-krerët e UÇK-së do të qëndronin më shumë se një vit në paraburgim.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bajrami tha se një deklaratë të tillë Trendafilova e kishte bërë edhe publikisht, duke theksuar se nuk kishte arsye ligjore për mbajtjen e një personi në paraburgim për më shumë se një vit.
Ne e dimë se edhe vetë përfaqësuesit e gjykatës filluar nga kryetarja e gjykatës speciale zonja Trandofilova, na patë premtuar qysh në vitin e parë se nëse këta mbahen më shumë se një vjet në paraburgim, ajo është e gatshme dhe të jep dorëheqje. Me ka thënë edhe mua po e ka thënë edhe mediave sepse ajo vetë ka deklaruar se nuk ka arsye ligjore që dikush të mbahet në paraburgim më gjatë se një vjet, një vjet plus, kësaj në qoftë se marrim edhe faktin se Kosova është shembull i bashkëpunimit me tribunalin e Hagës dhe të gjithë këta janë të vetëdorëzuar dhe nuk është ndjekur praktika që ka ndjekur që ka pas Serbia apo vende të tjera ku praktikisht me vite këta nuk janë dorëzuar apo i kanë ikur ju kanë shmang gjykatës”, tha Bajrami.
Bajrami kritikoi gjithashtu vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se Kosova kishte bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe se të akuzuarit ishin dorëzuar vullnetarisht.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale ka vazhduar të gjejë arsye për zgjatjen e paraburgimit dhe vendosjen e kufizimeve.








