Ftesa e Haxhiut: PDK e Aleanca i thonë jo, LDK pa përgjigje (VIDEO)

U.D. e presidentes, Albulena Haxhiu, po shfrytëzon pozitën e saj për të ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ për zhvillimet aktuale në vend, por ftesa e saj po has në refuzime.

PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim. Deputeti Uran Ismaili ka thënë se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, për thirrjen e seancës, duke e cilësuar ftesën si “manipulim të radhës”.

Edhe Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa kryetari Ardian Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe Albin Kurtin se përmes takimit po synojnë të gjejnë fajtorë për një vendim që, sipas tij, tashmë e kanë marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.

Ftesë për takim i është dërguar edhe LDK-së, e cila ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë.

Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme: