Një zjarr është raportuar sot në një fabrikë të dekorimit në Gjakovë, ku ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar për të vënë situatën nën kontroll.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur është evidentuar djegia e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës, \.
Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë për lokalizimin e zjarrit, duke arritur ta parandalojnë përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.
Falë intervenimit në kohë, situata është lokalizuar dhe zjarri nuk është përhapur në hapësirat tjera të fabrikës.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga incidenti.
Sot, rreth orës 16:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fabrikën e Dekorimit, ku kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë lokalizuar situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët tjera të objektit.









