Një pjesë e tifozëve të Manchester United nuk kanë qenë aspak të lumtur pas humb jes 4-2 të pësuar në miqësoren kundër Milan-it të shtunën në mbrëmje.
Ylli i ekipit të Carrick që ka përfunduar në qendër të kritikave ka qenë pikërisht kapiteni Bruno Fernandes, i cili u shpall lojtari i vitit në Premier League sezonin e kaluar.
Portugezi humbi një penallti për herën e dytë brenda një jave, kur rezultati ishte 1-1, pas gabimit të bërë nga pika e bardhë në miqësoren kundër Leeds-it më 12 gusht.
Një tifoz tha: “Nëse i keni parë 2 ndeshjet tona të fundit parasezonale, e keni parë se si i kontrollonim ndeshjet dhe dominonim zotërimin e topit. Pastaj Bruno Fernandes u kthye dhe papritmas harruam si të luajmë futboll”.
Një tjetër shtoi: “E kam thënë disa herë dhe do të vazhdoj ta them. Asnjë lojë taktike nuk funksionon me Bruno Fernandes në fushë. Ai nuk luan sipas udhëzimeve, është i prirur të çorganizojë presingun, nuk mund ta godasë topin dhe nuk është i rregullt dhe kompakt me topin. E tëra çfarë bën është të luajë futboll urgjent. Ne kurrë nuk do të fitojmë asgjë me të”.
Një i tretë pohoi: “E kam lavdëruar Bruno Fernandes, por ai duhet të kuptojë se nuk është më heroi që shpëton United. Ka cilësi në këtë sulm, kështu që ai duhet të ndajë topin me shokët e ekipit ose të lihet në stol”.
Ndërsa një i katërt komentoi: “Koha për të shitur Bruno Fernandes, jo sepse humbi një penallti, por sepse është shumë i padisiplinuar dhe gjithmonë na bën të humbasim topin. Me të në ekip, nuk mund të luajmë kurrë futboll të bazuar në zotërimin e topit”.
Siç shkroi një i pestë: “Bruno Fernandes luajti 90 minuta për Manchester United sot, dhe të vetmet herë që e pashë ishin kur humbi penalltinë dhe kur dërgonte topa të gjatë jashtë fushës”.
Pavarësisht dëshirave të disa tifozëve, United nuk ka gjasa ta shesë kapitenin e tyre, me 31-vjeçarin nën kontratë deri në vitin 2027.








