I vënë në shënjestër nga tifozët për vendimin për të zgjatur pushimet, Mike Maignan do të rikthehet vetëm të dielën, më 16 gusht te Milani, vetëm një javë para debutimit kundër Torinos.
Portieri francez vendosi t’iu përgjigjet kritikave përmes një postimi në Instagram. Maignan publikoi disa foto teksa relaksohet dhe stërvitet në MMA, shoqëruar me disa fraza nga përralla e famshme e Ibn Sa’id al-Maghrib për plakun, djalin dhe gomarin.
“Nuk ka rëndësi se çfarë bën në jetë, njerëzit do të kenë gjithmonë diçka për të kritikuar”, – shkruhet në njërën prej imazheve të publikuara nga ish-portieri i Lille.
Maignan shtoi edhe një tjetër mesazh: “Bëj atë që mendon se është e drejtë. Nuk mund të kontrollosh fjalët e të tjerëve, por mund të kontrollosh zgjedhjet e tua”.









