Ferran Torres largohet nga Barcelona, zyrtarizohet transferimi deri më 2031 te PSG

PSG njofton me kënaqësi afrimin e Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll, kampion bote, ka firmosur deri në vitin 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 9 te parizienët.

I lindur në Foios më 29 shkurt 2000, Torres nisi futsallin dhe në moshën 7-vjeçare iu bashkua akademisë së Valencias. Debutoi në La Liga më 16 dhjetor 2017 kundër Eibarit, duke u bërë lojtari i parë i lindur në shekullin XXI që luante në elitë. Me Valencian zhvilloi 97 ndeshje, shënoi rekorde të moshës dhe fitoi Kupën e Mbretit më 2019.

Në vitin 2020 kaloi te Manchester City, ku fitoi Premier League dhe Kupën e Ligës, duke regjistruar 43 ndeshje, 16 gola dhe 4 asistime. Te Barcelona, “El Tiburón” u bë një nga shtyllat e sulmit.

Në 207 ndeshje shënoi 65 gola, përfshirë golin vendimtar në finalen e Kupës së Mbretit 2025 ndaj Real Madridit. Me katalanasit fitoi 3 tituj La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Me Spanjën ka 65 ndeshje dhe ka fituar “Nations League” 2023, “Euro 2024” dhe Botërorin 2026.