Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Indonezinë herët të shtunën, tha agjencia e vendit për zbutjen e fatkeqësive.
BPBD tha se të tjerë ishin plagosur në shkallë të ndryshme, duke paralajmëruar se shifrat ishin paraprake ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit ishin në vazhdim, shkruan BBC, \.
Ndërtesat në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje pasuese që pasuan.
Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas orës lokale të shtunën (22:00 GMT të premten).
Ai kishte një thellësi prej 15 km, deklaroi agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës së Indonezisë.








