Gjenden mbetje mortore të tre personave në varrezën masive në Kalludër

Gjatë ditës së djeshme, njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetje eshtërorë të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mbetjet janë ekzaminuar nga eksperti mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për mbetje me prejardhje njerëzore dhe me interes forenzik.

Dyshohet se mbetjet eshtërorë mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. /