Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket i kënaqur me ekipin e tij para finales së Community Shield, ku do të luajë të dielën ndaj Manchester City. Kampionët në fuqi të Premier League fituan 4-3 me penallti në miqësoren e fundit ndaj Como.
“Ishte një provë e mirë. Është pak e komplikuar këto ditë sepse do të luajmë një finale të dielën. Ndaj, menaxhimi i minutave të lojtarëve dhe mos ekspozimi i tyre ndaj shumë rreziqeve nuk ishte e lehtë“, tha trajneri spanjoll.
Lidhur me planet e klubit për të forcuar më tej skuadrën në tregun e transferimeve, Arteta përsëriti: “Ka më shumë që duam të bëjmë, sepse sa herë që kemi mundësinë të përmirësojmë skuadrën dhe të sjellim më shumë cilësi dhe thellësi, duhet ta bëjmë.”
“Po përpiqemi në mënyrë active, por gjërat nuk varen vetëm nga ne dhe jemi shumë të qartë për këtë. Vullneti dhe dëshira e klubit janë të padiskutueshme, por nuk mund të premtojmë se do të kemi sukses, pikërisht sepse nuk varet vetëm nga ne“, tha Arteta.









