Çfarë ndeshjeje e shkëlqyer nga Drita! Skuadra shqiptarefitoi 5-0 ndaj Tre Fiorit (9-1), duke arritur kualifikimin në ‘play-off’ të Conference League.
Drita e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 20-të, kur Nguena realizoi golin e parë të takimit. Duke rritur ritmin në ofensivë, Drita shënoi golin e dytë në minutën e 41-të, i dyti personal për Nguena.
Në minutën e 43-të, Manaj realizoi golin e tretë të takimit, para se skuadrat të drejtoheshin në dhomat e zhveshjes për pushimin ndërmjet pjesëve.
Drita nuk u uli ritmin as në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të, Mike Arthur shënoi golin e katërt, kurse Manaj të pestin në minutën e 60-të.
Në minutat e fundit, Drita kishte edhe disa mundësi për ta thelluar rezultatin, ndërsa Pëllumbi, Arthur dhe Jashari provuan portën, por pa sukses.









