Deputetët e PDK-së kërkuan verifikimin e pranisë së Albin Kurtit dhe e ftuan atë të shkojë në Kuvend për të mundësuar formimin e institucioneve.
Ata thanë se kompetencë për ta udhëhequr qeverinë, si Kurti kanë edhe ligjvënësit tjerë, që ia zunë derën me mëngjes.
“Këto zyra janë të uzurpuara nga një deputet, sa ka të drejtë me qenë ai këtu, kemi edhe ne”, tha deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku.
Deputetë nga ky subjekt politik njëherësh kërkuan që vazhdimi i seancës të thirret të premten, kur skadon edhe një tjetër afat 48-orësh, ndërsa kritikuan arsyetimin e kryesuesit për mungesën e sanksioneve.
PDK-ja akuzoi Kuvendin për një njoftim të njëanshëm dhe tha se aktivitetet e saj do të vazhdojnë, duke kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme:








