Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, deklaroi sot pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie se kanë hequr dorë nga kërkesa për postin e presidentit.
Këtë zhvillim sot në emisionin Jehona Politike, e ka komentuar edhe deputetja Jehona Lushaku.
Ajo tha se LDK-ja do të jap kontributin e vet sa i përket çështjes së presidentit, mbi bazën e përgjegjësisë që iu ka dhënë qytetari.
“Me krejt vullnetin më të mirë që t’i konstituojmë institucionet”, deklaroi ajo.
Deputetja e LDK-së theksoi se Vetëvendosje duhet të piqet si parti dhe t’i mësojë rregullat e demokracisë.








