Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që sa më shpejt të thirrë seancën për konstituimin e Kuvendit.
Pas qëndrimit të partisë së tij se ka hequr dorë nga pozitat dhe se do të qëndrojë në opozitë, ai ka thënë se legjislativi e ekzekutivi të themelohen pa vonesa, derisa ka bërë thirrje që presidenti të zgjidhet bashkë me të gjitha partitë e tjera.
“Ministritë, pozitat, funksionet janë sot për nesër, Kosova e fëmijëve tonë është përgjithmonë! “LDK po lypë shumë ministri!” Jo, s’po lypim asnjë, merrni krejt ministritë dhe kryeparlamentarin. Themelojeni Kuvendin dhe Qeverinë, votat e mjaftueshme i keni. Bashkë pastaj e votojmë dhe një President jopartiak, as i joni, as i atyre, as i atyre tjerëve, por i të gjithëve. Thirreni seancën sonte, urgjent, themeloni Kuvendin dhe Qeverinë menjëherë. Nuk ka punë e detyrë më të rëndësishme sot! Thirreni seancën! Mbylleni këtë temë dhe të gjejmë menjëherë një President të përbashkët për Republikën! Boll ma me filma! Është koha për punë, për Kosovën, për fëmijtë e Kosovës!”, ka shkruar Mustafa. /









