Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra 

Dy gra kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Delisufaj të Lushnjës në Shqipëri, pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy 50-vjeçare që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, raporton Tch.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen, \.