Të dehur dhe me thikë, një burrë dhe një grua përleshen në Prishtinë

Dy persona, një grua shtetase e huaj dhe një kosovar, janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se në gjendje të dehur kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe kanë pësuar lëndime.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pas përleshjes.

Gjatë intervenimit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një mjet të mprehtë -thikë.

“Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./