Kontrolle në ‘Qarshinë e Gjatë’: Sekuestrohen mjete tё mprehta, boksa metali, e shufёr metalike

Policia dhe Inspektorati i Tregut kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe pajisjeve të tjera të dyshimta nga shitësit ambulantë në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë.

Sipas komunikatës së Policisë, aktiviteti ka nisur më 5 gusht, kur gjatë kontrolleve janë vërejtur shitës ambulantë duke tregtuar mjete të mprehta, boksa metalikë dhe sende të tjera.

Aksioni ka vazhduar më 12 gusht, kur inspektorët e tregut, në asistim të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Pejë dhe duke përfillur procedurat ligjore, kanë kontrolluar disa shitës ambulantë.

Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar: 86 mjete të mprehta (brisk); 19 boksa metalikë; 2 shufra metali; 3 futrolle thike.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar në bashkëpunim me inspektorët e tregut, me qëllim të parandalimit të shitjes së mjeteve të tilla në këtë lokacion./