Norvegjezit Erling Haaland nuk ka gjasa t’i jepet shiriti i kapitenit te Manchester City për shkak të aftësisë së tij në shënimin e golave dhe idesë taktike të trajnerit Enzo Maresca.
Trajneri i ri i City këmbëngul që kapiteni i tij duhet të vijë menjëherë në vijën anësore për udhëzime kur shënohet një gol.
Haaland ka shënuar 162 gola në 198 paraqitje për Manchester City dhe Maresca mendon se nuk do të ishte një ide e mirë që sulmuesi norvegjez të mbushte boshllëkun e lënë nga largimi i Bernardo Silva.
“Te Leicester dhe Chelsea, kisha një rregull që kur shënonim, kapiteni duhej të vinte në stol për udhëzime dhe të mos festonte,” u tha ai gazetarëve.
“Por, nëse ai shënon, atëherë mund të festojë. Nëse Erling është kapiten, atëherë kemi një problem në lidhje me udhëzimet që i jap kapitenit, a mund ta imagjinoni?”, shtoi trajneri italian.
“Mendoj se edhe nëse kanë mbetur dy ose tre minuta lojë, gjithmonë ka diçka për të rregulluar. Për momentin, kemi tre ose katër kapitenë dhe na mungon Rodri, që po shërohet nga një operacion në shpinë”, tha Maresca.








