Diaspora në Kuvend: Moskonstituimi përçan edhe mërgimtarët (VIDEO)

Qetësia në sallën e Kuvendit u kthye në tension pas përplasjes së mërgimtarëve me deputetët, me akuza, ofendime e thirrje të rënda nga të dyja palët.

Situata eskaloi deri në deklarata për burgosje, tradhti e edhe thirrje për dhunë, ndërsa disa deputetë tentuan t’i qetësojnë tensionet.

Për shkak të hallakamës, vizitat e mërgimtarëve u mbyllën më herët, ndërsa disa prej tyre vazhduan ta ndiqnin seancën pavarësisht tensioneve.

Kronika e mëposhtme sjell më shumë detaje: