Tensionet mes deputetëve: Përplasje fizike, fjalosje e ujë në Kuvend (VIDEO)

Njëra përdori fjalët, tjetra edhe duart, ndërsa deputetë të tjerë u përplasën fizikisht në përpjekje për t’i kërkuar Vetëvendosjes vazhdimin e seancës konstituive.

Partia e Albin Kurtit u akuzua nga PDK-ja dhe AAK-ja për shkelje kushtetuese dhe shpikje afatesh, ndërsa përplasjet vazhduan edhe jashtë sallës së Parlamentit.

Deputetët e PDK-së paralajmëruan se do të rikthehen edhe në ditët në vijim, deri në kthimin e, siç thanë, ligjshmërisë në Kuvend.

Krejt çka ndodhi sot e kuptoni përmes kronikës së mëposhtme: