PDK kërkon hapjen e Kuvendit: “Riktheni rendin kushtetues”
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Deharit që të mundësojë rifillimin e procesit të konstituimit të legjislativit.
Përmes një deklarate, PDK ka kërkuar “rikthimin e rendit kushtetues në vend”, duke theksuar se Kuvendi duhet të vazhdojë punën për përmbushjen e obligimeve kushtetuese.
“Reflektoni – hapeni Kuvendin!”, thuhet në mesazhin e PDK-së të postuar në Facebook, \.
Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit”, thuhet në deklaratë.
PDK ka vlerësuar se kryesuesi nuk mund të vendosë mbi vazhdimin e procesit të konstituimit bazuar në vlerësime apo konsiderata politike.
“Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tej në deklaratën e këtij subjekti politik, \.








